Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shënohet Dita Olimpike

Ka filluar manifestimi për Ditën Olimpike 2019 i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në 25 komuna të ndryshme të Kosovës, rreth 15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, vitin 2018 filluan vrapimin e tyre.

Ky organizim mbahet në sheshet kryesore te këtyre 25 komunave.

Në këtë organizim i pranishëm ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se e kanë për detyrë që të punojnë bashkërisht që fëmijëve t’iu sigurohen kushte për të realizuar ëndrrat e tyre.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve. Sot, iu bashkova moshave të vogla në fillimin e maratonës në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve. Fëmijët tanë të shkëlqyeshëm janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e të ardhmes sonë prosperuese. Detyrë e jona e përditshme është që të punojmë bashkërisht që t’iu sigurohen kushtet për t’i realizuar ëndrrat e tyre”, ka shkruar ai.