Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Turqia fiton ndeshjen e parë ndërkombëtare të gjykuar nga kosovarët

Turqia ka fituar 3 me 1 ndaj Moldavisë në miqësoren e parë ndërkombëtare që u gjykua nga gjyqtarët kosovarë Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Mor, Calin dhe Under shënuan golat për Turqinë, ndërsa Ginsari të vetmin për Moldavinë.

Kjo ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e gjykuar nga gjyqtarët kosovarë, që nga pranimi me të drejta të plota në FIFA e UEFA.