Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjyqtari i njohur evropian përgëzon kosovarët për debutim

Gjyqtarët kosovarë Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj janë kthyer në Kosovë pas debutimit në arenën ndërkombëtare.

Tre gjyqtarët kosovarë kanë ndarë drejtësinë në miqësoren mes Turqisë dhe Moldavisë e fituar 3:1 nga vendësit.

Gjyqtari kryesor i atij dueli, Genc Nuza ka shprehur për KTV-në emocionet për debutimin historik.

Të lumtur me këtë përvojë janë shprehur edhe dy gjyqtarët anësorë, Berisha dhe Selimaj.

Gjyqtari më i mirë për vitin që lamë pas, Nuza zbuloi se për gjykimin e ndeshjes u përgëzua edhe nga një gjyqtar i njohur evropian.

Edhe Gjyqtarët kosovarë debutojnë në arenën ndërkombëtare Sport Gjyqtarët kosovarë debutojnë në arenën ndërkombëtare

Krenar me treshen e gjyqtarëve kosovarë u shpreh edhe kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.

Kjo është ndeshja e parë ndërkombëtare në nivel përfaqësuesesh që gjykohet nga gjyqtarë kosovarë, që nga pranimi në FIFA e UEFA.


GJYQTARET_LIRIDONI_28_03 by kohanet