Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuci shënon golin e katërt në elitën kroate

Indrit Tuci ka shënuar golin e katërt në elitën e futbollit të Kroacisë.

Të dielën mbrëma, Tuci me skuadrën e tij Lokomotivën e Zagrebit, mposhtën në udhëtim thellë skuadrën e Shibenikut, 4:0, në kuadër të xhiros së 21-të. Sulmuesi 22-vjeçar i Shqipërisë që tani ka katër gola e dy asistime në kampionatin kroat, golit iu gëzua pesë minuta para fundit.

Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 71-të. Ndeshjen e kompletoi Jon Mersinaj, kurse në bankën rezervë ishin Hajdin Salihu dhe Art Smakaj. Lokomotiva e Zagrebit tani ka 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm