Sulmuesi 22-vjeçar, Indrit Tuci, ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin kroat.
Tuci të hënën shënoi gol për Lokomotivën e Zagrebit që barazoi 2:2 ndaj Goricës. Ndeshja i ka takuar xhiros së 32-të të elitës së Kroacisë.
Tuci shënoi për 2:0 në minutën e 47-të. Ai realizoi gol të bukur me goditje nga distanca. Jon Mersinaj e Art Smakaj luajtën po ashtu për Lokomotivën. Lokomotiva është e teta me 38 pikë.
Gorica mbetet e nënta me 28 pikë. Tuci ka gjashtë gola e tri asistime këtë edicion.
Artikuj të ngjashëm