Indrit Tuci ka shënuar golin e katërt në elitën e futbollit kroat për Lokomotivën e Zagrebit, por kjo nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij.
Lokomotiva u mposht të dielën në udhëtim te Dinamo e Zagrebit, 2:1, në ndeshjen e xhiros së 13-të.
Tuci shënoi në minutën e katërt dhe luajti deri në minutën e 64-t.
Por skuadra e tij pranoi dy gola në minutën e pestë dhe të shtatë të kohës shtesë dhe u mposht 2:1.
Te mysafirët luajtën edhe Jon Mersinaj e Feta Fetai, ndërsa Art Smakaj ishte në bankën rezervë.
Edhe
Smakaj asiston për Lokomotivën e Zagrebit
Arijan Ademi luajti te Dinamo deri në minutën e 86-të.
Dinamo ka 22 pikë në 11 ndeshje kurse Lokomotiva ka 14 pikë në 12 ndeshje.