Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuci shënon gol nga goditja e dënimit

Indrit Tuci ka shënuar gol të bukur për fitoren e Lokomotiva Zagrebit ndaj Rudeshit.

Ndeshja e së premtes mbrëma përfundoi 1:0 për skuadrën e Lokomotivës.

Tuci shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 39-të.

Ndeshja i takoi xhiros së tetë të elitës kroate, ndërsa për Tucin ishte goli i parë i edicionit.

Lokomotiva ka shënuar fitoren e dytë. Me 9 pikë renditet e gjashta.

Artikuj të ngjashëm