Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuci shënon në barazimin e Lokomotivës

Sulmuesi Indrit Tuci ka vazhduar me gola në kampionatin e Kroacisë. Tuci, të premten shënoi gol për Lokomotivën e Zagrebit që barazoi në shtëpi kundër Rijekës. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të dhe përfundoi me shifrat 1:1.

Tuci ishte titullar dhe luajti gjatë tërë ndeshjes. Ai e kaloi Lokomotivën në epërsi në minutën e 27-të. Ky ishte goli i tij i pestë në 12 ndeshje kampionale.

Te Lokomotiva u aktivizuan edhe Jan Mersinaj që u ndëshkua me karton të verdhë, si dhe Art Smakaj.

Artikuj të ngjashëm