Sulmuesi i Shqipërisë, Indrit Tuci, ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit të Kroacisë.
Tuci me skuadrën e tij Lokomotivën e Zagrebit, të shtunën në kuadër të xhiros së 29-të të elitës kroate barazoi me rezultatin 2:2 në udhëtim tek Osijeku.
Tuci u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, ndërsa asistoi në minutën e 80-të për rezultatin 2:1 në të mirë të ekipit të tij, që nuk e ruajti epërsinë deri në fund.
Tuci ka katër gola të shënuar e tri asistime në këtë edicion në Kroaci.
Jon Mersinaj e kompletoi ndeshjen te mysafirët, kurse Art Smakaj u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të.
Hajdin Salihu ishte në bankën rezervë.