Sulmuesi Indrit Tuci ia ka siguruar fitoren Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen kundër Shibenikut në kuadër të xhiros së 30-të të elitës së futbollit të Kroacisë.
Lokomtiva, të shtunën triumfoi 1:0 në shtëpi ndaj Shibenikut për të tubuar 37 pikë dhe mbajtur pozitën e shtatë në tabelë. Sulmuesi u inkuadrua nga banka e rezervistëve në minutën e 62-të, ndërsa golin e vetëm të ndeshjes e shënoi në minutën e 80-të.
Ai realizoi me kokë pas harkimit të Ivan Miliçeviqit. Ky është goli i pestë këtë sezon për Tucin në kampionat, ndërsa edhe një gol e ka shënuar në kuadër të Kupës.
Ai po ashtu ka edhe tri asistime në 26 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat.