Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, dëshiron të përforcojë ekipin gjatë verës.
Sipas mediave angleze, Tuchel ka kërkuar nga drejtuesit e klubit dy mbrojtës.
Niklas Sule i Bayern Munichut dhe Dayot Upamecano janë dy lojtarët që i dëshiron trajneri gjerman.
Tuchel thuhet se nuk llogarit në shërbimet e dyshes Kourt Zouma dhe Antonio Rudiger.
Për Upamecanon interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu.