Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuchel do të shpenzojë mbi 200 milionë euro në përforcime

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka kërkuar investime në ekip për sezonin e ri pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Mediumet britanike kanë raportuar të mërkurën se Tuchel pritet të ketë në dispozicion mbi 200 milionë euro për t’i shpenzuar në përforcime që të krijojë një ekip edhe më të fortë për sezonin e ri.

Futbollistët që Tuchel po synon t’i transferoj gjatë kësaj vere janë sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, mesfushori i West Hamit, Declan Rice dhe sulmuesi i krahut, Adama Traore që është pjesë e Ëolverhamptonit.

Tuchel, gjithashtu së shpejti pritet të firmos kontratë afatgjate me Chelsean pas suksesin në Champions duke pasur parasysh se kontrata aktuale i skadon në vitin e ardhshëm. Trajneri gjerman e mori drejtimin e Chelseat në fillim të këtij viti pas shkarkimit nga PSG-ja.