Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea do të shpenzojë 150 milionë euro

Cheslea do të ketë një shumë të konsiderueshme parash për të shpenzuar për afatin kalimtar të verës.

Sipas “The Mirror”, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur t’i japin trajnerit Thomas Tuchel 150 milionë euro për të përforcuar ekipin gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Është trajneri gjerman që ka kërkuar mbështetje nga krerët e klubit për të bërë një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

Deri më tani londinezët kanë bërë dy përforcime. Raheem Sterling dhe Kalidou Koulibaly janë lojtarët që janë transferuar nga “Blutë e Londrës”.