Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali do të shpenzojë shumë para në verë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se Arsenali do të ketë rreth 170 milionë euro për t’i shpenzuar në verë, ndërsa synon që ta rifreskojë ekipin me emra të rinj, ka shkruar “Daily Mirror” të shtunën.

Gazeta angleze, po ashtu, ka thënë se skuadra është e bindur se do ta mbajë në skuadër William Saliban, por e ardhmja e Folarin Balogunit dhe Emile Smith Roweit është në dyshim.

“Daily Mail”, po ashtu, ka shkruar se West Hami do të kërkojë rreth 115 milionë euro për mesfushorin Declan Rice, nëse Arsenali tenton ta transferojë atë.