Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali synon Ricen në verë

Declan Rice

Mesfushori defensiv Declan Rice sezonin e ardhshëm ka gjasa të mëdha të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit.

“Daily Mail” ka njoftuar të premten se drejtuesit e Arsenalin po përgatitin ofertën për ta bindur West Ham Unitedin në lirimin e kapitenit në fund të sezonit.

Rice është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Premier League dhe tek Arsenali po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën.

Mësohet se Arsenali është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024.

Këtë sezon, Rice që po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha të Anglisë, ka një gol e dy asistime në 18 ndeshje të luajtura në kampionatin anglez.

Artikuj të ngjashëm