Trajneri Mikel Arteta është duke kërkuar që Arsenali të përmirësohet më shumë për të garuar në Premier League. Arteta të premten ka potencuar se niveli i garës është shumë i lartë.
“Me nivelin në të cilin po garojmë, çdo sezon po bëhet më i vështirë. Ne duhet të përmirësohemi, kjo është e sigurt. Kemi pasur një mbledhje me të gjithë lojtarët. Ata më thanë se duan më shumë dhe që nuk do të ndalen së punuari. Fokusi im është vetëm te lojtarët që kam, për të përfituar sa më shumë prej tyre dhe për t’u dhënë mundësinë më të mirë për të treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë”, u shpreh Arteta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali ndeshjen hapëse në edicionin 2024/2025 në Premier League e ka ndaj Wolverhamptonit të shtunën.