Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tucheli kërkon përforcime

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është duke kërkuar përforcime për të bërë një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

Deri më tani klubi anglez ka siguruar shërbimet e Raheem Sterlingut dhe Kalidou Koulibalys.

Por trajneri gjerman shpreson që deri në mbyllje të afatit kalimtar të përforcohen edhe me disa futbollistë kualitativë.

“Ne kishim një thirrje urgjente për lojtarë cilësorë dhe shpresojmë se do të arrijmë të sjellim disa futbollistë cilësorë.

Ne kemi dy lojtarë cilësorë kjo nuk ka dyshim, por ne nuk jemi konkurrues”, deklaroi Tuchel.