Sulmuesi belg Romelu Lukaku është kthyer në çështje te skuadra e Chelseat për shkak të egos së tij dhe sjelljes prej superylli.
Mediumet britanike kanë raportuar të hënën, se trajneri Thomas Tuchel nuk po mund ta menaxhojë Lukakun, i cili është shndërruar në problem të madh brenda ekipit londinez.
Për shkak të këtyre sjelljeve, Tucheli e ka larguar Lukakun nga formacioni bazë dhe e ka paralajmëruar se mund ta suspendojë deri në fund të sezonit.
Lukaku para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Chelseat nga Interi për 115 milionë euro dhe kthimi i tij në Londër bëri bujë të madhe. Megjithatë, sjellja e belgut dhe mospërshtatja e tij në sistemin e lojës së Tuchelit kanë bërë që Lukaku të mos jetë shumë i dëshiruar për trajnerin gjerman. Lukaku ka shënuar 12 gola këtë sezon në të gjitha garat për Chelsean.