Chelsea është duke planifikuar të përforcojë fazën e mbrojtjes.
Trajneri Thomas Tuchel, thuhet se ka kërkuar nga krerët e klubit të sjellin gjatë verës në “Stamford Brige”, një qendërmbrojtës.
Sipas mediave angleze, trajneri Tuchel e pëlqen mbrojtësin e Bayern Munichut, Niklas Sule.
25-vjeçari pritet të largohet nga “bavarezët” gjatë kësaj vere. Chelsea po planifikon të dërgojë një ofertë mbi 30 milionë euro për mbrojtësin gjermane.
Sule ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2022.