Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suele do t’i bashkohet Newcastlet

Qendërmbrojtësi gjerman Niklas Suele pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Newcastlet në afatin kalimtar të janarit. Mediumet gjermane kanë shkruar të mërkurën se Suele është tejet i interesuar në projektin e ekipit anglez dhe parimisht ka pranuar kushtet e ofruara.

Bëhet e ditur se ka disa javë që krerët e Newcastlet i kanë nisur negociatat me Suelen, i cili është i gatshëm të largohet nga Bayerni për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur në dispozicion këtë sezon.

Ai deri më tani, i ka 16 paraqitje për Bayernin, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të sezonit aktual. 26-vjeçari iu bashkua Bayernit në vitin 2017 nga Hoffenheimi.