Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle shënjestron Muellerin

Newcastle Unitedi do të përpiqet të bëjë një goditje surprizë në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Newcastle po synon transferimin e sulmuesit të Bayernit, Thomas Muellerit. Madje, thuhet se ekipi anglez tashmë ka kontaktuar Bayernin, që është i gatshëm ta lirojë sulmuesin 32-vjeçar gjatë këtij muaji.

Mueller ka kontratë me bavarezët deri në vitin tjetër dhe te Bayerni nuk janë të gatshëm t’ia ofrojnë rinovimin duke pasur parasysh moshën e tij. Kështu që, Bayerni mund të bindet në lirimin e Muellerit për një ofertë deri në 30 milionë euro, shumë të cilën Newcastle nuk e ka problem për ta paguar.

Mueller është produkt i akademisë së Bayernit kurse me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2009. Këtë sezon, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar 20 herë në 29 paraqitje. Gjithashtu, ka edhe 110 ndeshje me Gjermaninë e 42 gola të realizuar.