Te Bayern Muencheni janë të bindur se sulmuesi Thomas Mueller do të mbetet pjesë e klubit deri në fund të karrierës, ka shkruar “Kicker” të hënën.
Drejtuesi i Bayernit, Herbert Hainer ka thënë se Muelleri i përket ekipit bavarez dhe për këtë arsye do ta mbyll karrierën në “Allianz Arena. “Jam më se i bindur se Thomas Muelleri do ta mbyll karrierën te Bayerni”, ka thënë Hainer. Muelleri është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin, që i skadon verën e ardhshme.
Palët ende nuk kanë nisur negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit, gjë që pritet të ndodhë pas përfundimit të sezonit aktual. Mueller 32-vjeçar ka 12 gola e 22 asistime këtë edicion në 40 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm