Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mueller flet për të ardhmen në karrierë

Kontrata e Thomas Muellerit me Bayern Munichun skadon në fund të këtij edicioni. Ka pasur spekulime së fundmi se ai mund të largohet nga skuadra bavareze.

Megjithatë, 34-vjeçari i skuadrës më të suksesshme gjermane ka theksuar se do të ulet me zyrtarët e klubit për të biseduar rreth të ardhmes së tij.

Ai ka thënë se është shumë i lidhur me Bayernin.

“Lidhja ime me Bayernin është e jashtëzakonshme. Do të kemi bisedime dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Mueller.

Mueller me Bayernin ka fituar 12-të tituj kampioni në Gjermani. Ka edhe dy Liga të Kampionëve dhe është fitues i Kupës së Botës.