Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayern Munichu hyn në garë për Christensen

Bayern Muencheni është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen.

Mbrojtësi danez po shihet si zëvendësues i Niklas Sueles, që do të largohet nga “bavarezët”.

25-vjeçari do të largohet nga Chelsea, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar.

Kontrata e Christensenit me londinezët skadon në verë të këtij viti.

Për shërbimet e danezit interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Dortmundi, Atletico Madridi, Barcelona dhe Newcastle.

Artikuj të ngjashëm