Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea kërkon mbrojtësin e Bayern Munichut

Chelsea është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri. Mediat angleze kanë bërë të ditur se klubi londinez është duke e monitoruar situatën e Niklas Sule te Bayern Munichu.

Trajneri Thomas Tuchel, thuhet se e pelqën mbrojtësin gjerman dhe po synon ta bind të transferohet në Londër.

25-vjeçari ka kontratë me “bavarezët” deri në vitin 2022 dhe nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës. “Blutë e Londrës” thuhet se janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 40 milionë euro për mbrojtësin gjerman.