Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Sulen

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Bayern Munichut, Niklas Sule, ka raportuar të mërkurën “Bild”.

Mësohet se trajneri i ri i Chelseat, Thomas Tuchel, po kërkon transferimin e 25-vjeçarit në fund të këtij edicioni tek ekipi londinez.

Chelsea pritet së shpejti të kontaktojë Bayernin në lidhje me Sulen, i cili ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit të ardhshëm.

Sule këtë edicion ka 20 ndeshje me Bayernin dhe ka shënuar dy gola. Ai te Bayerni u transferua në vitin 2017 nga Hoffenheimi për 25 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm