Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, dëshiron t’i mbajë në skuadër Reece Jamesin dhe Mason Mountin.
“Daily Mail” ka bërë të ditur se trajneri gjerman u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të mos e lejojnë largimin e dyshes gjatë afatit kalimtar të verës.
Tuchel ka bërë të ditur se llogarit në shërbimet e dy lojtarëve edhe për edicionin e ri.
Mount dhe James janë lidhur me një largim nga klubi anglez pas paraqitjeve të mira këtë edicion me fanellën e londinezëve.