Liverpooli ka shprehur interesim për yllin e Chelseat dhe Anglisë, Mason Mount.
Kështu është bërë e ditur të enjten nga “Daily Mail”. 24-vjeçari ka mbetur jashtë formacionit startues të ekipit nga Londra prej mesit të muajit shkurt.
Ai po ashtu ka mbetur jashtë fushës edhe pas një lëndimi. Mount ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2024. Mount në sezonin aktual ka shënuar tre gola dhe ka kontribuuar me gjashtë asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës.
Artikuj të ngjashëm