Liverpooli nuk ka hequr dorë nga Mason Mounti i Chelseat. Për mesfushorin 24-vjeçar të Anglisë në garë është edhe Manchester City.
Ai nuk ka vazhduar kontratën me Chelsean. Me klubin nga Londra ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 70 milionë euro.
Mount në 35 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual ka shënuar tre gola dhe ka kontribuuar me gjashtë asistime. Mounti për Anglinë prej vitit 2019 ka shënuar pesë gola në 36 ndeshje. Ai vlerësohet prej më të mirëve në Angli.
Artikuj të ngjashëm