Pas Liverpoolit edhe Newcastle Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Mason Mount, raporton “Daily Mail” të mërkurën. Mount do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin tjetër.
Kartoni i tij vlerësohet mbi 60 milionë euro, ndërsa Newcastle është gati të ofrojë një shumë të tillë për t’i siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.
Mount është reprezentues i Anglisë dhe te Newcastle po shihet si përforcim i duhur për sezonin e ardhshëm. Ai ka 3 gola e 6 asistime në të gjitha garat këtë edicion për Chelsean.