Manchester Unitedi ka parakaluar Liverpoolin dhe Arsenalin në garën për shërbimet e mesfushorit Mason Mount, kanë raportuar të enjten mediumet britanike. Bëhet e ditur se Mount ka refuzuar ofertat e skuadrave të tjera, pasi dëshiron të transferohet tek Unitedi gjatë kësaj vere.
Ai do të largohet nga Chelsea dhe Unitedi është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për kartonin e tij.
Mount ka kontratë me Chelsean deri në vitin tjetër, ndërsa ka refuzuar rinovimin e saj për shkak se ka kërkuar largimin nga klubi londinez.
24-vjeçari në 35 ndeshje të luajtura këtë edicion ka 3 gola e 6 asistime.