Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea kërkon 80 mln për Mountin

Mason Mount mund të largohet nga Chelsea këtë verë, por vetëm nëse ekipi londinez merr një ofertë të majme për mesfushorin.

“The Sun” shkruan të hënën se Chelsea për kartonin e Mountit po kërkon hiç më pak se 80 milionë euro, duke pasur parasysh se mesfushori është i vendosur të largohet këtë verë nga ekipi.

Për 24-vjeçarin interesim të madh ka shprehur Manchester Unitedi, ekip që thuhet se ka arritur marrëveshje personale me futbollistin.

Mirëpo, kërkesa e lartë e Chelseat ka bërë që transferimi i tij të mbetet i bllokuar. Unitedi ka ofruar deri në 50 milionë euro për Mountin, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm. Edicionin e fundit, Mount pati 3 gola e 6 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm