Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi bën ofertën e tretë për Mountin

Manchester Unitedi ka ofruar rreth 65 milionë euro në tentimin e tretë për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Mason Mount.

“Djajtë e kuq” me ofertën e fundit, i kanë bërë me dije “bluve” se do të largohet nga negociatat nëse kjo nuk pranohet.

Chelsea e vlerëson reprezentuesin anglez me 81 milionë euro.

Megjithatë, Unitedi beson se ajo shifër është shumë e madhe, marrë parasysh se Mounti e ka vetëm edhe një vit në kontratë me londinezët.

Mesfushori anglez ka realizuar 33 gola në 195 paraqitje për Chelsean, qëkur debutoi në vitin 2019-të.

Në edicionin e fundit u përball me shumë lëndime, ndërsa Chelsea përfundoi në vendin e 12-të në Premier League.