Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi siguron Mountin

Mason Mount do të jetë futbollist i Manchester Unitedit prej edicionit të ardhshëm.

Mediumet britanike kanë shkruar të premten se Unitedi tashmë ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Mountit, që do të bëhet zyrtare gjatë këtyre ditëve.

Për kartonin e mesfushorit anglez, Unitedi është pajtuar të paguajë 70 milionë euro, ndërsa Mount me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare.

24-vjeçari kishte kërkuar largimin nga Chelsea për shkak të minutazhës së vogël në edicionin e fundit, ndërsa interesim për të kishin shfaqur edhe Bayerni e Arsenali.

Mount është zhvilluar si lojtar në akademinë e Chelseat, ndërsa pjesë e ekipit të parë ishte prej vitit 2019. Edicionin e fundit, ai pati 3 gola e 6 asistime në 35 ndeshje të luajtura për klubin nga Londra.