Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mount, i shtrenjtë për Unitedin

Manchester Unitedi nuk është i gatshëm t’i shpenzojë 55 milionë euro për Mason Mountin këtë verë. Mount është përfolur për një kalim te skuadra e Unitedit nga ajo e Chelseat.

Por mediumet angleze kanë raportuar të dielën se Unitedi ka vlerësuar se Chelsea ka vënë çmim shumë të lartë për mesfushorin 24-vjeçar të Anglisë.

Chelsea ka kontratë deri në qershor të vitit 2024 me Mountin. Për futbollin e Anglisë interesim kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Arsenali. Në edicionin aktual, Mount ka shënuar tri gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 35 paraqitje. Për Anglinë në 36 ndeshje ka shënuar pesë gola.