Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mount drejt Liverpoolit

Mesfushori Mason Mount pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, por jo edhe nga kampionati i Anglisë. “Sky Sports” ka njoftuar të martën se Mount ka gjasa të mëdha t’i bashkohet skuadrës së Liverpoolit.

24-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean që i skadon vitin tjetër dhe tashmë ka nisur kontaktet me Liverpoolin. Ai tek Liverpooli po shihet si përforcim i duhur, ndërsa Chelsea për kartonin e tij po kërkon të paktën 70 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mount në vitin 2019 është promovuar në ekipin e parë të Chelseat dhe është reprezentues i Anglisë. Këtë sezon Mount ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 6 asistime në të gjitha garat për ekipin nga Londra.