Pas Liverpoolit edhe Arsenali është futur në garë për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Mason Mount, ka njoftuar “The Athletic” të martën.
Mount ka kërkuar largimin nga Chelsea këtë verë, pasi tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Mësohet se Arsenali është gati të ofrojë deri në 40 milionë euro për kartonin e tij, pasi Mount pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.
24-vjeçari këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te Chelsea, ku ka regjistruar 35 paraqitje, duke shënuar 3 gola dhe asistuar 6 herë.
Ai është produkt i akademisë së Chelseat, ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2019. Mount ka edhe 36 ndeshje të luajtura dhe 5 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Anglisë.