Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mount do të largohet nga Chelsea

Mesfushori Mason Mount do të largohet nga skuadra e Chelseat në fund të sezonit, përcjell “The Sun” të enjten. Mësohet se Mount ka refuzuar përfundimisht rinovimin e kontratës me Chelsean dhe tashmë ka kërkuar largimin nga klubi në verë.

Ai tashmë po shqyrton ofertat e skuadrave tjera, ndërsa Chelsea për kartonin e tij po kërkon mbi 50 milionë euro.

Mount ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shfaqur Manchester City, Liverpooli dhe Manchester Unitedi.

24-vjeçari këtë sezon ka 3 gola e 6 asistime në të gjitha garat.