Bisedimet midis Chelseat dhe Mason Mountit janë ndërprerë. Kështu është raportuar të hënën nga mediume të ndryshme angleze.
Klubi nga Londra dëshiron t’ia vazhdojë kontratën 24-vjeçarit. Mesfushori e ka refuzuar ofertën e parë të Chelseat.
Futbollisti i Anglisë me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai vlerësohet 75 milionë euro. Në 31 ndeshje të sezonit aktual, reprezentuesi anglez ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me dy asistime. Interesim për Mountin ka shprehur Liverpooli.
Artikuj të ngjashëm