Mason Mount përfundimisht do të largohet nga skuadra e Chelseat me të përfunduar edicioni aktual. “Sky Sports” ka bërë të ditur të martën se Mount ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe ka insistuar në largimin e tij në verë.
24-vjeçari ka vendosur të largohet nga Chelsea për shkak të minutazhës dhe gjasat janë të mëdha që t’i bashkohet Liverpoolit.
Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij po vlerësohet rreth 40 milionë euro. Mount këtë edicion ka 3 gola e 6 asistime në të gjitha garat, ndërsa së fundmi ka tërhequr edhe vëmendjen e Arsenalit e Bayern Munichut.
Ai është produkt i akademisë së Chelseat, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2019.