Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea me kontrata të reja për Mountin dhe Jamesin

Chelsea po planifikon që t’i mbajë gjatë në skuadër dy futbollistët, Mason Mount dhe Reece James.

“The Athletic” shkruan të enjten se drejtuesit e klubit nga Londra janë në bisedime me të dy lojtarët të cilëve iu kanë ofruar kontrata të reja.

Bëhet e ditur se pronarët e rinj të klubit duan që dy lojtarët e rritur në akademinë e Chelseat të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit edhe për shumë vite.

Mounti 22-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024. Kurs Jamesit, po ashtu 22-vjeçar, kontrata i skadon në verën e vitit 2025.