Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James do ta vazhdojë kontratën me Chelsean

Chelsea është vendosur t’i hapë bisedimet me Reece James për një kontratë të re, sipas “The Sun”.

Forma e mirë e mbrojtësit të krahut të djathtë ka bërë që klubi ta shpërblejë me kontratë të re.

Kontrata aktuale anglezi i skadon në vitin 2025. Drejtuesit e klubit londinez i kanë ofruar kontratë dyvjeçare me rritje të dukshme të pagës.

22-vjeçari thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara dhe do të nënshkruajë kontratë të re me londinezët.