Trajneri i Chelseat, Graham Potter, e ka vlerësuar lartë Mason Mountin dhe e ka quajtur atë profesionist, pas lajmeve se mesfushori mund të transferohet te Bayern Munichu.
Bayerni së fundmi e emëroi trajner ish-udhëheqësin e Chelseat, Thomas Tuchelin.
Tuchel është adhurues i madh i lojtarit anglez, ndërsa “blutë” për shërbimet e tij kanë kërkuar 70 milionë funte.
Mount 24-vjeçar, ka qenë titullar vetëm një herë te Chelsea në tetë ndeshjet e fundit, ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol në vitin 2023.
“Ka qenë e vështirë për të. Ai ka reaguar vërtetë si profesionist”, ka thënë Potter, shkruan “BBC” të premten.
Edhe
Kane lavdëron selektorin e Anglisë
Mount ka realizuar 33 gola në 192 ndeshje për Chelsean.
19 prej tyre kanë ardhur në 86 ndeshje kur në krye të skuadrës londineze ishte Tuchel, i cili ishte shkarkuar nga skuadra më herët gjatë këtij sezoni.