Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea zyrtarizon trajnerin e ri

Graham Potter është trajner i ri i Chelseat. Klubi i madh anglez të enjten pasdite e ka bërë zyrtare marrëveshjen me Potterin. Me Potterin, Chelsea ka firmosur për pesë vjet.

Trajneri anglez e zëvendëson Thomas Tuchelin, që u shkarkua të mërkurën.

Në prezantimin që i ka bërë, Chelsea e ka vlerësuar lart 47-vjeçarin. Sipas Chelseat, Potter zhvillon futboll sulmues dhe fitues.

“Ai u tregua fleksibil në taktikë dhe në formacione duke qenë një hap para kundërshtarëve”, ka shkruar Chelsea.

“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i emocionuar që të përfaqësoj Chelsean, këtë klub fantastik. Mezi pres të takohem dhe të punoj me grupin emocionues të lojtarëve dhe të zhvilloj një ekip dhe një kulturë për të cilët tifozët tanë të mrekullueshëm do të krenohen”, ka thënë Potter, që ka falënderuar edhe Brightonin që ia ka mundësuar kalimin te Chelsea.

Presidenti i Chelseat, Todd Boehly, e ka vlerësuar Potterin novator të Premier Leagues.

“Ai ka aftësi dhe kapacitete që shtrihen përtej fushës së futbollit, që do ta bëjnë Chelsean klub edhe më të suksesshëm. Ka pasur ndikim të madh në klubet e mëparshme dhe mezi e presim ndikimin e tij pozitiv te Chelsea”, ka thënë Boehly.

Edhe Chelsea arrin marrëveshje me Potterin Sport Chelsea arrin marrëveshje me Potterin

Potter do të nisë punën menjëherë.

Si futbollist Potteri ka luajtur për Birmingham Cityn, Southamptonin, WBA-në dhe disa klube më të vogla. Ndërkohë si trajner nisi punën në vitin 2011 te skuadra suedeze Oestersund. Te kjo skuadër qëndroi deri në vitin 2018. Më pas drejtoi Swansea Cityn, ndërsa prej vitit 2019 ishte te Brightoni.

Chelsea të martën u mposht nga Dinamo Zagrebi në Champions dhe menjëherë gjermani Tuchel u shkarkua. Chelsea është prej skuadrave më të mëdha në Premier League.