Chelsea ka arritur marrëveshje verbale me trajnerin e Brightonit, Graham Potter, për ta zëvendësuar Thomas Tuchelin si udhëheqës i klubit.
Tuchel u shkarkua të martën pas disfatës 1:0 të Chelseat nga Dinamo e Zagrebit, ndërsa në sezonin e ri në Premier League kishte vetëm gjashtë ballafaqime në krye të skuadrës.
Të enjten, “Sky Sports” raportoi se kanë mbetur vetëm edhe detajet për t’u finalizuar marrëveshja.
Ende asnjë kontratë nuk është nënshkruar, por Potter shpejt pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i “bluve të Londrës”.