Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Potter mund të jetë pasues i Tuchelit

Chelsea pritet që të nisë bisedimet me trajnerin e Brightonit, Graham Potter, ka shkruar të mërkurën mediumi “Sky Sports”, menjëherë pasi u zyrtarizua shkarkimi i Thomas Tuchelit.

“Blutë e Londrës” kanë edhe opsione tjera. Të papunë aktualisht janë edhe Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane, por Potter pritet të jetë trajner i ri i skuadrës.

Presidenti i klubit, Todd Boehly, e ka shkarkuar Tuchelin vetëm tre muaj pasi u bë pronar i ri i skuadrës, ndërsa po e luan edhe rolin e drejtorit sportiv pas largimit të Marina Granovskaias, Bruce Buckut, si dhe këshilltarit teknik, Petr Cechut.

Artikuj të ngjashëm