Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tucheli i lumtur që Chelsea nuk pranoi gol

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është shprehur i lumtur që skuadra angleze nuk pranoi gol në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit. Chelsea të martën mbrëma fitoi 2:0 ndaj Lille.

“Kemi përfunduar edhe një ndeshje pa gol të pranuar dhe kjo ishte me meritë. Ishte vështirë që mos të lejojmë shanse për kundërshtarin, pasi është ekip i fortë. Ka pasur pak rënie-ngritje, por asnjëherë nuk kemi lejuar shanse të rrezikshme për kundërshtarin dhe ishim solid. Ndeshje e vështirë, por fitore e merituar”, ka thënë Tuchel për BT Sport. “Kemi ndryshuar strukturën për pjesën e dytë për të pasur bllok me pesë lojtare, tre në mesfushë. Më pas krijuam raste, shënuam golin, por ishim pasivë dhe luajtëm shumë në thellësi. Vuajtëm pak. Me Kanten jam shumë i lumtur. Ai ka luftuar me besimin dhe intensitetin në ndeshjet e kaluara dhe është mirë që u shfaq sonte. Ju mund të shihni se çfarë ndikimi ka kur është në formë të mirë”, ka shtuar Tuchel.