Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, vlerëson se ekipi i tij me të drejtë është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Chelsea, të mërkurën mbrëma mposhti Real Madridin në Londër, në ndeshjen kthyese gjysmëfinale (2:0) dhe siguroi finalen, ku e pret Manchester City.
Ndeshja e parë në Madrid ishte mbyllur 1:1.
Tuchel mori drejtimin e Chelseat në gjysmë të sezonit, pasi u shkarkua nga PSG-ja, por për pak kohë ka arritur të krijojë ekip të frikshëm për rivalët.
Po bëhemi ekip i frikshëm për të gjithë. Ishim të fuqishëm, sidomos në pjesën e dytë. Në të gjithë kohën ishim të koncentruar në fitore. Ky është sukses i madh dhe përgëzime lojtarëve”, ka thënë trajneri gjerman.
Kjo është finalja e tretë në Ligën e Kampionëve për Chelsean. Më 2008 kishte humbur pas penalltive ndaj Manchester Cityt, ndërkohë më 2012 kishte mposhtur Bayernin. Tash më 29 maj, e pret Manchester City, që luan për herë të parë në finale.