Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, nuk pret që skuadra e tij të bëjë ndonjë transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.
Tuchel ka thënë se nuk ka nevojë për përforcime dhe për këtë arsye pret që skuadra londineze të jetë e qetë në tregun e futbollistëve gjatë muajit të ardhshëm.
“Nuk kemi biseduar me krerët e klubit për ndonjë transferim të mundshëm gjatë janarit, pasi mendoj se nuk kemi nevojë për përforcime. E them këtë për shkak se kam besim në ekipin aktual dhe jam i bindur se futbollistët do të japin maksimumin që të kemi rezultate të mira këtë edicion”, është shprehur Tuchel.