Thomas Tuchel po shihet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin në krye të Real Madridit në fund të këtij edicioni.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se trajneri gjerman është i gatshëm ta bëjë një lëvizje të tillë pasi dëshiron të largohet nga Chelsea.
Te Reali po e shohin Tuchelin si trajnerin e duhur për ta udhëhequr ekipin, ndonëse janë të kënaqur me punën e Ancelottit.
Megjithatë, e ardhmja e trajnerit italian do të vendoset në fund të këtij edicioni. Tuchel ka bërë një punë të mirë te Chelsea, pasi në sezonin e tij të parë e ka fituar Ligën e Kampionëve.
Tuchel ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024.